Fituesi i “Grammy”, Sheldon Harnick, ka vdekur në moshën 99-vjeçare.
Ai ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në New York, sipas zëdhënësit të tij, Sean Katz.
Artisti i famshëm ishte më i njohur si autori i “Fiddler On The Roof”.
“Fiddler On The Roof” ishte një film i vitit 1971 me Topol dhe Norma Crane që kishte në qendër një fshatar hebre në Rusi, i cili duhet të martojë tre nga vajzat e tij.
Këngët që erdhën nga “Fiddler On The Roof” përfshijnë “Matchmaker”, Matchmaker, “Sunrise”, “Sunset”, “Do You Love Me?” dhe “If I Were a Rich Man”.
Harnick kishte një histori të pasur me muzikalet në Broadway.