-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Dalin pamjet e “shpërthimit” të nëndetëses “Titan” me 5 turistë

Kryesoret

Vdekja e pesë pasagjerëve të nëndetëses turistike Titan ishte e menjëhershme pas shpërthimit katastrofik që ndodhi pak para se të arrinin në rrënojat e Titanikut,  siç shpjegojnë mjekët ekspertë.

Vdekja e tyre ishte e shpejtë dhe pa dhimbje, pasi ata mendohet se kanë humbur jetën menjëherë nga presionet e jashtëzakonshme të ushtruara në thellësi të tilla, shpjegoi ish-drejtori i mjekësisë nënujore në Marinën e SHBA-së, Dale Moll.

VIDEO/ Momentet e fundit të “Titan” pak sekonda përpara zhytjes drejt vdekjes

“Gjithçka do të ishte aq e papritur sa ata kurrë nuk do ta dinin se kishte një problem apo çfarë u ndodhi atyre”, shpjegoi shkencëtari amerikan.

Sipas tij, versioni i bllokimit të tyre në Titan në thellësi të tilla do të ishte një alternativë shumë më e keqe:

“Ka shpërthyer”/ Detaje tronditëse nga zhdukja e nëndetëses “Titan” në Atlantik

“Nuk mund ta imagjinoni se si do të ishte. Është ftohtë dhe ti e di se po të mbaron oksigjeni”.

Ndërkohë në rrjetet sociale është publikuar edhe një video, që tregon sesi mund të ketë shpërthyer nëndetësja me 5 turistët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit