-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asgjësohen 1664 fidanë narkotikë cannabis sativa në Mirditë, dy të arrestuar/ EMRAT

Kryesoret

Vijon në të gjithë territorin e qarkut, megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”. Në Mirditë finalizohet faza e 18-të e këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve të forcave të Policisë së Komisariatit Mirditë, të pajisura me dronë, në zonat e thella malore të fshatit Xhuxhë.

Asgjësohen 1664 fidanë narkotikë cannabis sativa, që u gjetën në kubikë, gati për t’u kultivuar në tokë. Identifikohen dhe arrestohen 2 autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjithashtu, në Lezhë, nga veprimet e thelluara hetimore të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, identifikohet, kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i kultivimit të 233 bimëve narkotike cannabis sativa, të gjetura në malin e Shëngjinit dhe të asgjësuara më 31 maj 2023, gjatë fazës së 8-të të megaoperacionit “Imazhi”.

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, Policia e Lezhës ka vijuar paralelisht kontrollet në çdo skaj të qarkut, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe veprimet e thelluara hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale

-Në kuadër të fazës së 18-të të këtij megaoperacioni, gjatë kontrolleve në zonën e quajtur “Bjeshkët e Xhuxhës”, njësia administrative Fan, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, gjetën në kubikë, gati për t’u kultivuar në tokë, 1664 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies. Falë veprime të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve Bashkim Hasani, 55 vjeç, banues në Kurbin dhe Indrit Cara 32 vjeç, banues në Krujë, të dyshuar si autorë të  kultivimit të fidanëve në kubikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit