Kreu i grupit Wagner, Prigozhin ka njoftuar tërheqjen e trupave teksa ishin vetëm 200 kilometra nga Moska.
Vendimi erdhi pasi presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka zhvilluar bisedime me kreun e Wagner Yevgeny Prigozhin, për të mundësuar një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin. Sipas tyre, marrëveshja thuhet se është arritur.
BBC raporton se Prigozhin, ka publikuar një postim në kanalin e tij në Telegram duke thënë se ka rënë dakord të “ndalojë” lëvizjen e trupave të tij që po përparonin drejt kryeqytetit rus.
“Ne u nisëm më 23 qershor në marshimin e drejtësisë. Iu afruam Moskës rreth 200 kilometra. Gjatë kësaj kohe nuk kemi derdhur asnjë pikë gjaku të luftëtarëve tanë. Tani ka ardhur momenti kur mund të derdhet gjak, prandaj, duke kuptuar të gjithë përgjegjësinë për faktin se gjaku rus do të derdhet në njërën nga palët, ne i kthejmë kolonat tona dhe kthehemi në drejtim të kundërt në kampet fushore”, dëgjohet të thotë Prigozhin.