-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla: Kurti të shpallë organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Severna Brigada”

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se do të kërkojë nga qeveria e Kosovës që të shpallë organizata terroriste, organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Severna Brigada” të formuara nga serbët në veri.

“Ditëve në vijim unë do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që organizata “Mbrojtja Civile” dhe Severna Brigada”, të shpallen organizata terroriste”, tha ai. Sveçla ka dhënë detaje edhe për kontrollimin e një veture në Zveçan e ku u gjet municioni i paligjshme.

Ministri deklaroi se me gjetjen e këtyre armëve, në veri është parandaluar një sulm terrorist ndaj Republikës së Kosovës. “Puna serioze e Policisë së Kosovës dhe AKI-së shmangën një sulm terrorist ndaj Kosovës.

Siç edhe jeni njoftuar mbrëmë u identifikua një makinë me targa të Beogradit rreth 100 metra larg komunës së Zveçanit, ku janë zbuluar sasi të mëdha të armatimit, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshirë zolla, osa, armë automatike, shok bomba , uniforma dhe çanta ushtarake”, ka thënë Sveçla.

Mjetet që janë konfiskuar gjatë kontrollit në atë veturë, sipas ministrit të Brendshëm kishin për qëllim realizimin e sulmeve terroriste. “Këto mjete kishin për qëllim realizimin e sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës. E gjithë kjo është një dëshmi e radhës që presidenti serb përmes këtyre grupe po tenton destabilizimin e vendit tonë”, ka thënë më tutje ai.

“Kjo veturë është identifikuar si pronë e një ndërmarrje publike shtetërore të Serbisë. Saktësisht shoqëria aksionare e hekurudhave të Serbisë. Nga gjithë kjo është më se e qartë se kush qëndron pas sulmeve në vendin tonë”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit