Ditën e sotme me urdhër të SPAK është arrestuar ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, për veprën penale “korrupsion pasiv”.
Duke folur për mediat avokati i tij Përparim Kulluri është shprehur se vepra penale nuk është konsumuar por ka qenë vetëm një bisedë mes tyre. Kulluri ka shtuar se vepra e Gjicit është morale dhe se për të ka dhënë dorëheqjen.
“Ne nuk e pranojmë akuzën pasi çdo veprim i tij është shumë i dënueshme moralisht. Nuk ka asnjë vepër penale. Vepra penale nuk është kryer nuk është shpallur asnjë tender. Pra vepra penale nuk është konsumuar ajo ka qenë një bisedë pas aktit ku vajza thotë që ka një projekt dhe konsumon një bisedë me Gjicin por nuk ka asnjë vendim në lidhje me këtë projekt që të jetë marrë nga bashkia. Sot i është komunikuar akuza pas tre ditësh do të merret vendimi se si do vijojë procedura për Gjicin gjatë kësaj kohe do të qëndroj në paraburgim. Kërkesa jonë është që të ndiqet në gjendje të lirë sepse nuk ka vepër penale në fakt as nuk duhet të ndiqet fare penalisht. Është një vepër morale për të cilën ka dhënë dorëheqjen,” tha Kulluri..