Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës ka ndodhur një aksident me vdekje në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Policia njofton se një person ka humbur jetën pasi dyshohet se me veturën që po e drejtonte është rrokullisur jashtë rrugës.
Lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Autostrada Ibrahim Rugova, km 27 (NN) 24.06.2023 – 04:20. Një mashkull kosovar ka vdekur pasi që, me veturën që po e drejtonte dyshohet se është rrokullisur jashtë rrugës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Po ashtu si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.