Një aksident me 4 të plagosur ka ndodhur gjatë natës Dhërmi. Sipas informacioneve të para makina ka përfunduar në humnerë.
Ndërkohë 4 personat që kanë qenë në makinë kanë marrë dëmtime të lehta, ndërsa një vajzë ka pësuar thyerje në krah.
Ishin kalimtarët dhe banorët e zonës që kanë bërë të mundur nxjerrjen e njerëzve nga gremina dhe më pas me ambulancë janë transportuar në spitalin e Himarës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.