Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale. Xh. Sh 22 vjeçe, banuese në Tiranë u arrestua pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ndërkohë policia e Krujës ka arrestuar shtetasin A. H 57 vjeç, banues në Bubq, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin M. B 72 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
O.B 40 vjeç, banues në Kamëz, pasi në rrugën “Lura”, Laknas, duke drejtuar në gjëndje të dehur, automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me portën e një banesë private. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
J.A 25 vjeç, banues në Shkozë, pasi te Liqeni i Farkës, u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në efektin e lëndëve psikotrope;
K.A 23 vjeç, banues në Fier, pasi në rrugën “Liman Kapa”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Audi”;
- B. L., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi te sheshi “Nënë Tereza”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, motomjetin.
- Më datë 25.06.2023, në rrugën “Kristaq Capo”, ka rënë nga muri i avllisë së banesës së tij, shtetasi H. B., 75 vjeç. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.