Një ngjarje e rëndë është regjistruar në aeroportin ndërkombëtar të San Antonio në Teksas ku një punonjës ka humbur jetën pasi u tërhoq nga motori i avionit.
Ngjarja ndodhi të premten rreth orës 22:25 kur një avion Delta që sapo kishte mbërritur nga Los Anxhelosi po shkonte drejt një porte.
Zyrtarët shtuan se punëtori (identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur) u “gëlltit” nga një motor i ndezur.
Unifi Aviation tha në një deklaratë se “vdekja e punonjësit nuk kishte lidhje me procedurat operacionale, procedurat dhe politikat e sigurisë së kompanisë”. Megjithatë, deklarata nuk specifikon nëse ka ndodhur diçka tjetër përveç një aksidenti.