Ditën e sotme është regjistruar një ngjarje e rëndë në Konispol ku për pasojë ka ndërruar jetë një 22-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Shëndëlli ku Kristi Doda është rrëzuar aksidentalisht teksa po ngarkonte mjetin me bar së bashkë me të atin.
Për shkak të plagëve të rënda të marra ai u dërgua menjëherë në spitalin e Sarandës ku humbi edhe jetën.