Që nga dita e shtunë Kosova u përfshi nga shirat të rrëmbyeshëm të cilat kanë sjellë përmbytje në qytetin e Pejës.
Për veç dëmeve materiale për shkak të përmbytjeve kanë humbur jetën 2 persona, nëne e bir.
Nëna rreth moshës 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj 5-vjeçar ndërruan jetë në shtëpi teksa vendi ishte përmbytur.
Familjari i viktimave, Albert Ademaj akuzoi institucionet që nuk i dolën në ndihmë.
“Veç Policia kanë qenë, më vonë është ardhur prokurorja e rastit edhe një shpëtimtar ka qenë. Një polic nuk është sjellë aspak mirë me do gjeste tmerr…Unë duke e nxjerrë trupin, ai thoshte mos e prek, leje aty. As nuk më ka ndihmuar, si qytetar të më ofrojë përkrahje më të mirë.
Me pas e kemi thirr ambulancën dhe më pas e kemi bajt me dorë, sepse rruga ka qenë e pakalueshme” u shpreh familjari.