-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim largohet nga Shqipëria, stafi i ambasadës i jep lamtumirën me dhuratën e veçantë

Kryesoret

Komuniteti i selisë amerikane është mbledhur për t’i dhënë lamtumirën ambasadores amerikane në Tiranë Juri Kim.

Në një postim në Facebook, ambasada vlerëson Kim-in për përpjekjet e saj për të çuar para marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Ambasada shkruan se Kim mori me vete para largimit një flamur kuqezi dhe një album fotografik nga këto tre vjet e gjysmë të saj në Shqipëri.

Postimi i plotë: 

Lamtumirë Ambasadore Kim!

Komuniteti i ambasadës u mblodh këtë javë për t’i thënë lamtumirë Ambasadores Yuri Kim teksa ajo niset nga Shqipëria për detyrën e saj të radhës në Uashington DC. Stafi amerikan dhe shqiptar ndanë vlerësimet për ambasadoren për përpjekjet e saj për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, udhëheqjen e saj dhe për dhembshurinë dhe kujdesin e saj për punonjësit e Ambasadës së SHBA në Tiranë. Stafi i dhuroi ambasadores një flamur të veçantë shqiptar dhe një album fotografik nga këto tre vjet e gjysmë të saj në Shqipëri. Detashmenti i Gardës së Marinës të Shteteve të Bashkuara i dhuroi ambasadores flamurin amerikan që valonte nga shtiza e flamurit të ambasadës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit