Policia e Vlorës ka arrestuar 46-vjeçarin Beniamin Kondi, pasi u kap duke ndërtuar pa leje.
Policia bën me dije se Kondi kishte nisur të ndërtonte një mur rrethues, në vijën bregdetare në Radhimë, pa lejen e organeve kompetente.
“Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, veçanërisht të atyre në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë goditur një tjetër rast të paligjshmërive në këtë fushë.
Gjatë kontrolleve u konstatua se shtetasi Beniamin Kondi kishte nisur të ndërtonte një mur rrethues, në vijën bregdetare, në Radhimë, pa lejen e organeve kompetente.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum arrestuan shtetasin Beniamin Kondi 46 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.”, njofton policia.
Related