Ditën e sotme janë pezulluar 12 policë dhe zv.drejtori i Policisë së Shkodrës, Hajri Kushe nën akuzën shpërdorim detyre pasi dyshohet janë përfshirë në kultivimin e kanabisit në Velipojë.
Nga hetimet disa mujore të zhvilluara janë administruar prova dhe fakte ku provohet se punonjësit e policisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Shkodër.
Masat e sigurisë ndaj punonjësve të policisë
– “Arrest në Shtëpi” për Pëllumb Shpati, aktualisht me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.
– “Arrest në Shtëpi” për Taulant Kurtaj, aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.
– “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë Drejtues Hajri Kushe.
– “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë KryeKomisar Asllan Shyti. bashkëpunim.
–“Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e Policisë, Komisar Dedim Gjeta.