-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pezullimi i zv.drejtorit të policisë së Shkodrës, Berisha e denoncoi rastin një vit më parë

Kryesoret

Ditën e sotme janë pezulluar 12 policë dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Shkodrës, Hajri Kushe pasi i akuzohen se kanë favorizuar kultivimin e kanabisit dhe shpërdorim të detyrës.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme është vënë në qendër të vëmendjes denoncimi i bërë një vit më parë nga ish-kryeminsitri, Sali Berisha.

Në denoncimin e tij Berisha u shpreh në atë kohë se Kushe po favorizonte kultivimin e kanabisit për Pëllumb Gjokën.

Denoncimi i Berishës 

“Është një personazh në Velipojë që quhet Pëllumb Gjoka, të cilit Rama i ka dhënë leje për një resort mbi një tokë të grabitur me firma false, por ky është njeriu kryesor i Ramës për votat.

Ky sot aktualisht drejton parcela dhe sera të kanabisit nga Velipoja deri në fshatin Ços, pastaj vazhdon Reç dhe Dukagjin me punëtorë që i marrin me autobusë hapur fare.

Ndërkohë ky përcakton parcelat kush do punojë dhe ku do punojë çdo punëtor. Këto dite është intensifikuar puna sepse me 25 fillon korrja.

Dy nëndrejtorët e policisë në Shkodër, H. K. dhe A. Sh, bashkëpunojnë me Pëllumb Gjokën.

Pëllumb Gjoka i ka marrë tokat në emër të hallës.

Në zonat e KANABISIT është gjendje shtetrrethimi dhe njerëzit kanë frikë të shkojnë në funerale dhe dasma se nuk dihet çfarë iu ndodh. Lidhja e tij me Ramën e bën Pëllumb Gjoken komisar politik të PS për Shkodrën”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit