-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr në Kamëz, i riu kap armën

Kryesoret

Detaje të reja janë mësuar nga sherri i një nate më parë në Kamëz, ku disa persona u përfshin në sherr masiv mes tyre.

Policia thotë se njëri prej tyre ka tentuar të përdorë armë zjarr gjatë konfliktit.

Për këtë ngjarja një person është arrestuar, tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë kurse dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ttë shpallurit në kërkim janë Gentjan Losha dhe Ndriçim Rama. Sipas informacioneve, Gentajn Losha ka nxjerrë armën, por fatmirësisht nuk ka qëlluar në drejtim të personave të përfshirë në konflikt

Njoftimi i policisë: 

U konfliktuan me sende të forta, dhe njëri prej tyre tentoi të përdorte armë zjarri gjatë konflikti, shpallen në kërkim dy shtetas.

Vihet në pranga një tjetër, i cili pengoi zbulimin e së vërtetës duke marrë armën nga vendi i ngjarjes dhe duke u larguar.

U proceduan në gjendje të lirë shtetasit D. P., 24 vjeç., S. P., 23 vjeç, dhe E. L., 33 vjeçe, të tre banues në Kamëz.

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasve G. L., 29 vjeç, dhe N. R., 24 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Këta shtetas, ditën e djeshme, rrrth orës 19:30, në Kamëz, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta. Gjatë konfliktit shtetasi G. L., ka tentuar të përdorë armë zjarri, të cilën ja ka marrë shtetasi E. P., dhe është larguar, duke penguar zbulimin e së vërtetës.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit