-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK kontrolle në shtëpinë e Gjicit dhe gruas në video-skandal, zbulohet me mjeti i filmimit

Kryesoret

Me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, SPAK ka gjatë pasdites së djeshme ka kryer kontrolle në banesat e Gjicit dhe vajzës në video.

Sipas raportimeve në media se në dy banesat e protagonistëve të video-skandalit janë sekuestruar disa USB, CD dhe kompjutera.

Gjithashtu bëhet me dije se 40-vjeçares A.K, i është sekuestruar dhe një stilolaps, mjet më të cilin besohet se është kryer filmimi i Safet Gjicit, brenda në zyrën e tij.

Kujtojmë që ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici u arrestua ditën e djeshme për veprën penale korrupsion pasiv.

Arrestimi i ish-kryebashkiakut u bë dy javë pas publikimit të video-skandalit ku Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij të bashkisë.

Video-skandali u publikua të premten (16 qeshor), ndërsa pamjet ishin filmuar në datën 6 qershor.

Pasi video u bë virale Safet Gjici tha menjëherë dorëheqjen duke deklaruar se ky ishte një kurth dhe se ishte prej disa kohësh në lidhje intime me vajzën në fjalë

Ndërkohë disa orë më vonë qeveria deklaroi se ai ishte shkarkuar nga posti i kryebashkiakut të Kukës, ku ishte rikonfirmuar në detyrë pasi fitoi zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Gjithashtu SPAK ka urdhëruar që gruaja që u shfaq në videon intime me ish kryebashkiakun e Kukësit nuk duhet të lërë vendin, pra nuk do të lejohet të udhëtojë.

Nga pjesët e tjera të videos dëgjohet që vajza me të cilën Gjici kryen marrëdhënie, kërkon një mundësi punësimi ose ndihmën e kryetarit të bashkisë për projektin e kastrimit dhe sterilizimit të qenëve të rrugës. Madje ajo i thotë se këto para, Gjici nuk do t’i paguajë nga xhepi, por nga buxheti i bashkisë.

Gjici pasi e dëgjon vajzën, e miraton ofertën e saj dhe i ofron gjithë mbështetjen e tij, duke i vënë ne dispozicion stafin e bashkisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit