Ditën e sotme janë shpëtuar 2 turistë holandez të cilët ishin bllokuar në një terren tejet të thepisur dhe me dëborë në mes të malit të Jezercës dhe Bjeshkëve të Nemuna.
Policia ka bërë të mundur shpëtimin e tyre pas disa orësh kërkime në zonë.
Rreth orës 12:15, dy turistë holandezë kanë kërkuar ndihmë në sallën operative të Policisë pasi ata ishin bllokuar nga bora teksa eksploronin Valbonën.
Menjëherë pas njoftimit, policia organizoi punën dhe nisën kërkimet ku pas disa orësh kërkime turistët u lokalizuan dhe u shoqëruan me këmbë drejt helikopterit.