-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U pezullua nga detyra, çfarë bëri zv.drejtori i policisë së Shkodrës?

Kryesoret

Zëvendës drejtori i policisë së Shkodrës Hajri Kushe është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se është përfshirë në kultivimin e kanabisit në Velipojë.

Ndërsa theksohet se edhe disa punonjës janë vënë nën akuzën për shpërdorim detyre.

Ndërkohë prej disa ditësh policia ka nisur kontrolle me dronë me qëllim identifikimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike.

NJOFTIMI I PLOTE:

Drejtoria e Hetimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Drejtorinë e AMP (Rajoni Shkodër), pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal ndaj punonjësve të Policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si më poshtë vijon:

– Masa e sigurimit personal “Arrest në Shtëpi” për punonjësin e policisë Komisar P. SH., aktualisht me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.
– Masën e sigurimit personal “Arrest në Shtëpi” për punonjësin e policisë Inspektor T. K., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komuniktet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim.

– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë Drejtues H. K., aktualisht me detyrë Zv. Drejtor për Hetimin e Krimeve në DVP Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit