Partia konservatore greke Demokracia e Re ka fituar bindshëm një mandat tjetër katërvjeçar në zgjedhjet e mbajtura të dielën, tregojnë rezultatet zyrtare.
Sipas të dhënave zyrtare pas numërimit të 90 për qind të kutive të votimit, Demokracia e Re e ish-kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka fituar më shumë se 40 për qind të votave, ndërsa partia kryesore opozitare e majtë, Syriza, ka pësuar rënie të mbështetjes, duke marrë 18 për qind të votave, më pak se sa rezultati që kishte arritur në zgjedhjet e muajit maj.
Vetë zoti Mitsotakis tha pas fitores së se populli grek i dha atij një mandat për të çuar përpara reformat e nevojshme. Partia e tij ka siguruar një shumicë prej 157 deputetësh në parlamentin me 300 vende.
Duke folur pas hodhi votën në Athinë, udhëheqësi i Syrizas Alexis Tripras dukej se e kishte pranuar e partia e tij do të mbetej në opozitë edhe për 4 vjet, edhe pse procesi i votimit vazhdonte akoma.
“Këto zgjedhje nuk do të përcaktojnë vetëm kush do e qeverisë vendin, por do të përcaktojnë jetët tona për katër vitet e ardhshme dhe cilësinë e demokracisë. Do të përcaktojnë nëse do të kemi një qeveri që nuk i kërkohet llogari, apo një opozitë të fortë. Këtë rol mund ta luajë vetëm Syriza”, tha ai./VOA
Artikulli i plotë këtu.