-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE sanksionon zyrtarë iranianë për “shkelje të rënda” të të drejtave të njeriut

Kryesoret

Këshilli Evropian ka miratuar paketën e nëntë të sanksioneve dhe ka futur në sanksione edhe shtatë individë që tha se janë përgjegjës për “shkelje të rënda të të drejtave të njeriut” në Iran.

Këshilli tha përmes një deklarate më 26 qershor se në mesin e të sanksionuarve janë edhe prokurori i provincës Isfahan, një gjykatës në Gjykatën Penale në Isfahan, të cilët u tha se janë përgjegjës për gjyqet ndaj protestuesve Saleh Mirhashmi, Majid Kazemi dhe Saeid Yaqobi. Të tre këta protestues u ekzekutuan në maj të këtij viti.

Sanksionet po ashtu kanë shënjestruar komandantin e forcave të Gardës Revolucionare Islamike në provincën Isfahan, i cili ka mbikëqyrur të gjitha veprimet e forcave të sigurisë në përgjigje të protestave anti-qeveritare. Protestat fillimisht nisën për shkak të pakënaqësive për standardin e jetesës, por u përhapën edhe më shumë pas vdekjes në shtator të Mahsa Aminit, e cila ishte në paraburgim nën dyshimet për shkelje të rregullave për veshjen e shamisë. Këto protesta kanë vazhduar për më shumë se një vit në Iran.

Këshilli tha se po ashtu ka sanksionuar guvernatorin dhe kreun e Këshillit të Sigurisë në Rezvanshahr, në provincën Gilan, i cili ka urdhëruar zyrtarët të hapin zjarr ndaj protestuesve. Në listën e sanksioneve është edhe komandanti policor i Rezvanshahrit, i cili ka ekzekutuar këto urdhra./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit