-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e la Fredi Belerin në burg! Greqia: Shqipëria po e bën me qëllim

Kryesoret

Ministrja e Jashtme e Greqisë ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme që la në burg Fredi Belerin, duke i refuzuar kërkesën që nesër të dalë dhe të shkojë të bëjë betimin si kryetar bashkie i dalë nga zgjedhjet e 14 Majit. Për Athinën kjo po bëhet me qëllim për ta penguar. I kujton Shqipërisë procesin e anëtarësimit në BE.

Kërkesa e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për të marrë një leje të posaçme në mënyrë që ai të marrë pjesë nesër në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak, si dhe të bëjë betimin dhe të marrë zyrtarisht detyrën, u rrëzua sot.

Ky refuzim tregon tani, pa asnjë dyshim, se qëllimi i autoriteteve shqiptare është ta privojnë atë, pa një dënim përfundimtar dhe pa u akuzuar, nga detyra e kryetarit të Bashkisë, në të cilën ai u zgjodh në mënyrë demokratike nga qytetarët. Si kandidate për anëtarësim në familjen europiane, Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtës dhe prezumimin e pafajësisë” thuhet në deklaratë.

Nesër betimi, Beleri në burg! Kush do të jetë kryetar bashkie në Himarë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit