Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Dritan Dajtit për ulje dënimi me 45 ditë për vitin 2019-2020. Apeli ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Elbasanit të marrë në 26 Tetor të vitit të kaluar.
“Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 26.06.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, përbërë nga Gjyqtar z. Genti Dokollari, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 826, datë 26.10.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan”, thuhet në vendim.
Dritan Dajti u dënua me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.
Dajti ka qenë i dënuar me burgim përjetë por iu hoq nga gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli duke u dënuar përfundimisht me 25 vite burg. Manovrat për të dalë nga qelia vazhdojnë.