-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rubio: Kufizim vizash për 75 individë të lidhur me Kartelin Sinaloa

Kryesoret

Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë një hap të ri për të luftuar narkoterrorizmin, duke kufizuar vizat për 75 individë të lidhur me Kartelin Sinaloa, një nga kartelët më të njohura dhe më të rrezikshme të drogës në botë.

Kjo masë është një përpjekje për të penguar ndikimin e grupeve kriminale që kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe rajonit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha në postimin e tij në rrjetin social X:

“Sot, po ndërmarr hapa për të vendosur kufizime vizash ndaj 75 individëve që janë anëtarë të familjesh ose bashkëpunëtorë të afërt të personave të lidhur me Kartelin Sinaloa, të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059. Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të mbrojë amerikanët nga narkoterroristët e rrezikshëm dhe drogat vdekjeprurëse.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit