Partia Demokratike dhe partitë e vogla opozitare janë në rrugën e një dakordësie për t’u bashkuar në një front të unifikuar në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Forumit për Dialogun Politik, është arritur një marrëveshje në parim për një qëndrim të përbashkët lidhur me kodin e ri zgjedhor.
“Gjatë javëve të shkuara kemi biseduar me drejtuesit e partive kryesore dhe kemi arritur një marrëveshje në parim, ndërkohë që punojmë për detajet konkrete. Sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore është propozuar nga vetë Forumi dhe dy parti opozitare. Partia Demokratike ka pranuar propozimin. Aktualisht po punohet për detajet konkrete,” shprehet përfaqësuesi i Forumit, Ermal Hasimja.









