“Dënimin për veprimin që kam bërë e mora. Unë rashë në kurthin e atyre që nuk me duan, por nuk kam kryer asnjë shkelje”.
Kështu ka deklaruar sot në sallën e gjyqit Safet Gjici, ish-kryetari i bashkisë së Kukësit që u arrestua pas daljes së videos duke bërë seks në zyrë.
Gruaja me të cilën kryen marrëdhënie u la në arrest shtëpie. Gjici tha se nuk ka kryer asnjë shkelje, pasi tenderi për qentë që i premtoi gruas nuk u konkretizua duke mbetur thjeshtë një projekt.
Ish-kryetari i bashkisë kërkoi liri me pretendimin se dënimin e mori me dorëheqjen që dha, por gjykata nuk e pranoi.
Avokatja e gruas që fundosi Gjicin: Lirojeni, ka nënën dhe fëmijën…