-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Safet Gjici “sy më sy” në gjyq me gruan që i ngriti kurthin

Kryesoret

Safet Gjici ka dalë në gjyq për t’u njohur me masën e sigurisë. Dy ditë pasi u arrestua ish-kryetari i bashkisë me hekurat në duar u fut brenda kafazit të qelqtë të Gjykatës së Posaçme.

Bashkë me Gjicin në sallën e gjyqit ndodhet edhe gruaja që e filmoi, A.K. 40-vjeçe, e cila pas seksit i kërkoi të firmoste tenderin për qentë e rrugës.

Safet Gjici që kërkon lirinë nga burgu akuzohet për korrupsion pasiv. Gruaja që ndodhet në arrest shtëpie akuzohet për korrupsion aktiv.

Avokati i Gjicit thotë se vepra penale nuk është kryer, pasi mbeti vetëm në kuadër të fjalëve, por për prokurorinë urdhri i Gjicit nisi procedurën për prokurimin. Të dy ndodhen në sallën e gjyqit, por Gjici në kafaz dhe gruaja në pjesën tjetër të sallës.

FOTO E PARË/ Safet Gjici në gjyq me prangat në duar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit