Gruaja me inicialet A.K. 40-vjeçe që shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin, që është në masën e arrestit në shtëpi deklaroi sot në gjyq se nuk ka pasur bashkëpunëtorë, por nuk tregoi si rrodhën pamjet në media.
Ajo pranoi se i kishte shkuar Gjicit në zyrë për tenderin e qenve, por theksoi se ish-kryetari e kishte ngacmuar. “Kisha një projekt, merresha me qentë. Unë kam pasur lidhje me Safet Gjicin. Kur shkova herën e parë më ngacmoi seksualisht. Marrëdhënien e kreva me dëshirë, por e filmova” tha ajo.
Gjici tha se nuk ka kryer asnjë shkelje, pasi tenderi për qentë që i premtoi gruas nuk u konkretizua duke mbetur thjeshtë një projekt.
Ish-kryetari i bashkisë kërkoi liri me pretendimin se dënimin e mori me dorëheqjen që dha, por gjykata nuk e pranoi. “Dënimin për veprimin që kam bërë e mora. Unë rashë në kurthin e atyre që nuk me duan, por nuk kam kryer asnjë shkelje”.
Flet Safet Gjici: Më futën në kurth, por nuk kam bërë asnjë shkelje