Dritan Goxhaj, ekspert sigurie, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo u shpreh se qëllimi kryesor i lëvizjes së Wagner ka qenë Voronezhi, ndërsa e konsideroi të gjithë këtë që ndodhi si diçka të stisur nga vetë Rusia dhe si një mashtrim më të madh që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.
“Mendoj që i gjithë qëllimi ka qenë Voronezhi. Wagner mori vetëm qendrën e komandës së jugut, dhe nuk mori asnjë institucion tjetër. Nuk pati konfrontim, por as bashkëpunim. Rajoni i Voronezhit është rajon kufitar me Moskën. U dërguan trupat aty për të bërë pengimin e trupave të Wagner. Si çeçenët e Kadirov dhe Wagner janë forcat të një efektiviteti të lartë të luftëtarëve në zonat e banuara. Jashtë zonave të banuara, të dyja këto forca kanë qenë në mbështetje të forcave ruse. Janë shumë të fuqishme. Është e gjitha një nga skenarët më të mëdha të bërë nga Rusia. Është mashtrimi më i madh që pas Luftës së Dytë Botërore që ka ndodhur ndonjëherë”