-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëndetësja ”Titan”, hetuesit në kërkim të viktimave

Kryesoret

Roja Bregdetare e SHBA-së ka thënë se hetuesit e tragjedisë së nëndetësen ”Titan” po marrin të gjitha masat paraprake në rast se gjejnë trupa në fund të detit.

Kapiteni Jason Neubauer, i cili drejton hetimin, tha se ishte prioritet të shpëtonin mbetjet pasi pjesë të anijes u gjetën të enjten rreth 487 metra nga rrënojat e Titanikut në Atlantik.

Zbulimi i bëri zyrtarët të arrinin në përfundimin se ”Titan” kishte pësuar një shpërthim katastrofik që vrau pesë personat në bord. Duke folur në një konferencë shtypi të dielën, kapiteni Neubauer tha se nuk ishte gjetur asnjë mbetje njerëzore deri më tani.

“Ne po marrim të gjitha masat paraprake në vend nëse do mund të hasim ndonjë mbetje njerëzore. Në këtë moment, prioritet i hetimit është nxjerrja e sendeve nga fundi i detit,” tha ai për gazetarët.

Kundëradmirali John Mauger i cili udhëhoqi kërkimin tha në të njëjtën konferencë shtypi se ekuipazhet kishin kontrolluar një total prej 13,000 miljesh katrore duke përdorur 11 anije, pesë sonda nëntokësore.

Në të njëjtën kohë kujtojmë se anija mëmë e nëndetëses ”Titan”, ”Princi Polar”, u kthye në port të shtunën.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit