-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër betimi, Beleri në burg! Kush do të jetë kryetar bashkie në Himarë?

Kryesoret

Nesër është përcaktuar që të zhvillohet mbledhja për konstituimin e këshillit bashkiak të Himarës, që doli nga zgjedhjet e 14 Majit. Pas këshillit, radhën për t’u betuar sipas ligjit e ka kryetari që fitoi. Në këtë rast Fredi Beleri. Por ky i fundit ndodhet në burg. Gjykata e Posaçme e rrëzoi sot kërkesën për t’u liruar për disa orë për të bërë betimin.

Edhe Drejtoria e Burgjeve e rrëzoi kërkesën, pasi ligji parashikon që lejet lidhen vetëm me rast vdekje apo dasma e familjarëve të ngushtë, ose kur duhet të japin provime. Komunikimi i vetëm që mund të bëjë më jashtë, Beleri është vetëm online, përmes platformës Skype që “Burgjet” dispionojnë si mundësi e përjavshme komunikimi e të dënuarve me familjet. A lejohet që ta përdorë Beleri?

A quhet i ligjshëm betimi nëse realizohet në këtë mënyrë? Përcaktime ligjore nuk ka. Megjithatë deri sa të zgjidhet puna e kryetarit që fitoi nga qelia, bashkinë e Himarës do të drejtojë Jorgo Goro. Situatë e njëjtë si me rastin e Voltana Ademit në Shkodër, ku pasi Valdrin Pjeri prekej nga dekriminalizimi ajo qëndroi edhe për tre vite në krye të bashkisë. Të njëjtën fati deri në vendimin e formës së prerë duket se do të ketë edhe Himara.

Kërkoi leje për t’u betuar në krye të bashkisë! Gjykata refuzon kërkesën e Belerit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit