Historiani Nexhat Merxhushi, duke folur për ditën e Gjenocidit dhe spastrimit etnik grek mbi shqiptarët e Çamërisë, deklaroi se ai kur ka shkuar për herë të fundit në Greqi pas masakrave është pritur mjaft mirë dhe është respektuar.
Ai shton se asokohe është pritur e ndihmuar nga një grek, mik i familjes së tij që jetonte në Janinë asokohe. I pyetur se sa ishte numri i viktimave, Merxhushi tha se ata llogarisin rreth 2900, ndërsa rreth 22-23 mijë të tjerë u shpërngulën masivisht.
“Ne si familje ikëm pak më përpara. Unë kam qenë në Greqi pas masakrave, shkova i mbrojtur nga një grek, që jetonte në Janinë. Unë u prita mirë atje kur shkova.”, thotë në fjalën e tij z.
Sa viktima ishin?
Ne llogarisim 2900 viktima.
Sa u shpërngulën?
22-23 mijë. Të tjerët ikën në Turqi, kishin kohë që kishin ikur.