-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpëtohet turisti çek te “Syri i Ciklopit” në Krrabë, u rrëzua nga lartësia (VIDEO)

Kryesoret

Tiranë/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me FNSH Tiranë, i vijnë në ndihmë 1 turisti çek, që u dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”, në Krrabë.

Sot, rreth pasdites, në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”, në Krrabë, duke eksploruar natyrën, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe është rrëzuar, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasi çek V. Sh., 61 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Fnsh Tiranë, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t’i ardhur në ndihmë 61-vjeçarit.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë dhe shërbimit mjekësor është bërë e mundur nxjerrja e shtetasit të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë. Për shkak të terrenit mjaft të vështirë, turisti çek është transportuar me barrelë deri në rrugën e makinave.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit