-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla takon tre policët e liruar: Ishin me vullnet të fortë dhe kurajë

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim tre zyrtarët policorë kufitarë, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shema, që u arrestuan nga njësitet policore-ushtarake të Serbisë.

Gjendja e tyre shëndetësore fizike është relativisht e mirë por me vullnet të fortë dhe kurajë për të vazhduar detyrën në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Ministri Sveçla shprehu mbështetjen e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës duke theksuar përkushtimin që ky rast i paprecedentë i Serbisë të mos kalojë pa përgjegjësi.

Ky rast i montuar ndaj pjesëtarëve të Policisë duhet të mbyllet pa kushte dhe në tërësi. Serbia duhet të gjykohet për agresionin e saj” thuhet në njoftim.

Në një njoftim për media të Ministrisë së Punëve të Brendshme, thuhet që të tre zyrtarëve policorë në seancën gjyqësore të së hënës në Kralevë u është konfirmuar aktakuza dhe janë liruar me procedurë të rregullt, gjë që siç thuhet, nënkupton që ndaj tyre do të vijojnë thirrjet dhe përndjekjet nga Serbia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit