-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata i preu betimin Belerit, Berisha: E bëri me urdhër të Ramës

Kryesoret

Sali Berisha dënon vendimin e Gjykatës së Posaçme që sot refuzoi që të lirojë Fredi Belerin që të bëjë betimin nesër pas konstituimit të këshillit bashkiak. Thotë se gjykata zbatoi urdhrin e Edi Ramës me qëllim që të vazhdoj planin për investime strategjike me ministrat e familjes dhe familjarët e ministrave në bregdetin e Bashkisë së Himarës.

“Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Belerit, i është refuzuar kërkesa për leje të posaçme për të marrë pjesë në konstituimin e këshillit bashkiak të Himarës dhe betimit si kryebashkiak.

GjKKO ka zbatuar kështu urdhrin partiak, dhe jo normat e shtetit të së drejtës, duke ia mohuar kandidatit fitues të bëjë betimin dhe qyetarëve të Himarës frutin e votës së lirë dhe përfaqësimit.

Partia Demokratike e konsideron vendimin si politik dhe dënon me forcë çdo hap që i bën gjykatat e vendit shkelëse të parimit të ndarjes së pushteteve.

Për Partinë Demokratike, Fredi Beleri mbahet në arrest si i burgosur politik, si kandidat i opozitës dhe si kryetar i zgjedhur i qytetarëve të Himarës, dhe jo si abuzues votash. Po të ishte për manipulime, vjedhje dhe abuzime në qelitë e paraburgimit, do të ishin 53 kandidatët e PS me në krye Edi Ramën.

Fredi Beleri nuk i prishi Edi Ramës ëndrrën totalitare të hartës politike rozë, por i zuri rrugën e planeve të tij për investime strategjike me ministrat e famijes dhe familjarët e ministrave në bregdetin e Bashkisë së Himarës.

Për këtë, ai e shënjestroi që nga fillimi dhe urdhëroi arrestimin e tij. Për këtë, atij i refuzohet lirimi me kusht, ndërsa ish-ministrave të tij u lejohet” thotë Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit