Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e Rajonit Elbasan-Korçë ditën e sotme ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie.
Sipas njoftimit i arrestuar është Nënkomisari 46-vjeçar me inicialet L. D. Punonjësi i policisë dyshohet për kryerjen e veprave penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Arrestimi i tij u krye rreth orës 22:20, në aksin rrugor Pogradec-Korçë, ai u përfshi në një aksident me dëme materiale duke goditur një automjet tjetër dhe më pas u largua nga vendngjarja. Gjithashtu mësohet s ai ishte në gjendje të dehur teksa drejtonte mjetin.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.