-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama reagon për lirimin e policëve: Lajm i mirë! Kosova, “Donbasi” ballkanik

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Brukseli ku ndodhet për një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel ka përshëndetur lirimin e tre policëve nga Serbia. Tani, Rama kërkon uljen më tej të tensioneve dhe ndërhyrjen e Francës bashkë me Gjermaninë që të marrin dhe të “mbyllin” brenda në negociata Albin Kurtin dhe Vuçiçin për të zgjedhur një zgjidhje. Sipas tij, situata aktuale është e rrezikshme duke “rritur edhe mundësinë e largqoftë një “Donbasi” ballkanik mu në zemër të Europës”.

“Kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, po gjithësesi shumë i mirë. Uroj që me forcën e arsyes të nisë menjëherë de-eskalimi i shumëpritur nga të gjithë dhe të zgjidhim më tej edhe nyjet e procesit të normalizimit përfundimtar mes Kosovës e Serbisë. Sapo kemi mbërritur në Bruksel, ku pas pak do të takohem me Presidentin e Këshillit Europian, mikun e çmuar të Shqipërisë dhe rajonit tonë, Charles Michel.

Do t’i përcjell mikut tonë shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon dhe bindjen time mbi domosdoshmërinë e një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euro-atlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit.

Fatkeqësisht, së fundmi të dyja palët i kanë sytë tek fronti i politikës së brendshme dhe tek sondazhet e përflakura nga retorika nacionaliste. Ndërsa dialogut jetik për të ardhmen e krejt rajonit dhe marrëdhënieve me botën demokratike u kanë kthyer kurrizin. Ndërkohë situata në Veri degradon me orë e me minuta, duke rritur edhe mundësinë e largqoftë një “Donbasi” ballkanik mu në zemër të Europës. Kjo mundësi edhe vetëm ta mendosh është katastrofike, prandaj duhet eliminuar me çdo kusht” shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit