Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirimin e tre policëve të kidnapuar nga Serbia.
Këto deklarata i ka bërë në konferencën për media me guvernatoren e shtetit të Iowas, Kim Reynolds. Ajo ka thënë se Serbia po i mbante të rrëmbyer policët e Kosovës.
“Më lejoni të shpreh falënderimet për gjithë punën që ka bërë SHBA-ja për lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët po mbaheshin të kidnapuar”, ka thënë ajo.