Autori i plagosjes së 33-vjeçarit, Tonin Ramaj në Vlorë ende nuk është arrestuar. Tre persona janë shoqëruar deri tani.
Autorët ende nuk janë identifikuar. Shkak dyshohet se janë konfliktet e vjetra që mund të ketë pasur i plagosuri me autorët.
33-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi dje në mes të ditës në lagjen “Pavarësia”.