Ambasadorja greke në Shqipëri, Eleni Sourani e shoqëruar nga kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka shkuar në Himarë, për të marrë pjesë në mbledhjen për konstituimin e këshillit bashkiak.
Ndërkohë mbledhja e cila ka nisur pak më parë është shoqëruar me tensione nga ana e mbështetëse të Fredi Bejlerit.
Mbështetësit e Bejlerit kërkojnë të futen në sallë por policia nuk i lejon me pretendimin që nuk ka vende të lira.
Fredi Beleri, i cili u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit për blerje votash, nuk do të betohet si kryetar, pasi GJKKO i rrëzoi kërkesën për të qenë pjesë e betimit.
Në një letër drejtuar qytetarëve nga burgu, Beleri shprehet se është penguar që të marrë detyrën duke tjetërsuar për momentin rezultatin e zgjedhjeve e shton se caktimi i masës së paraburgimit me 45 ditë është i padrejtë, por megjithatë nuk e ndryshojnë besimin e tij te demokracia, institucionet dhe pikë së pari te qytetarët.
Nuk betohet dot si kryetar! Fredi Beleri ka një mesazh nga burgu: Më penguan