Sot u konstituua këshilli bashkiak i Himarës. Kryetari i zgjedhur, Fredi Beleri nuk mundi të marrë pjesë, pasi gjykata i refuzoi lejen për të dalë nga burgu që të betohet. Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule në fund të mbledhjes ku pati debate, tha se do të rezistojnë deri në fund.
“Duhet të rezistojmë. Nesër mund të jetë vonë. Fredi Beleri mbahet në qeli pa iu dhënë e drejta për të marrë përsipër atë që i ngarkoi sovrani, kreu i bashkisë së Himarës.
Nën dirigjimin e dërgatës së deputetëve të Ramës nuk pranuan të lexojnë as vendimin e gjykatës së Vlorës për vlefshmërinë e mandatit të zotit Beleri. Zhvillimet në Himarë përbëjnë letrën e lakmuesit për zhvillimet demokratike në vend.
Ngjyra që mori letra është e zezë, njollë e zezë për demokracinë dhe parimet. Zotin Beleri e takoj shpesh, thuajse cdo javë, ai është frymëzim për të gjithë qytetarët” tha ai.