Policia e Tiranës ka arrestuar Elton Duvën 45-vjeç pasi ditën e djeshme gjatë një konflikti ka goditur me tytën e pistoletës, shtetasin, 37 vjeç, dhe më pas është larguar.
Uniformat blu bëjnë me dije se në ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 17:05, në rrugën “Thoma Filipeu”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti paligjmërie dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas informacionit të marrë se në rrugën “Thoma Filipeu”, një shtetas kishte goditur me tytën e një arme zjarri, një 37-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Catch”.
Si rezultat i operacionit u bë arrestimi i shtetasit, 45 vjeç, banues në Tiranë.
45-vjeçari, ditën e djeshme, rreth orës 17:05, pas një konflikti të çastit në rrugën “Thoma Filipeu”, dyshohet se ka goditur me tytën e pistoletës, shtetasin, 37 vjeç, dhe më pas është larguar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë e përdorur gjatë ngjarjes dhe sasi municioni luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.“, njofton policia.