Policia ka ardhur me një njoftim zyrtar në lidhje me një video të publikuar ku duket një punonjës policie i cili prangosur një qytetar.
Sipas njoftimit polici i cili ndodhej te nënkalimi i pallatit me shigjeta, është goditur me monopatinë elektrike nga një 26-vjeçar me inicialet A.P teksa qarkullonte në sens të kundërt me lëvizjen.
Pas goditjes i riu ka ofenduar dhe kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë.
Polici së bashku me kolegun e tij kanë prangosur të riun dhe e kanë shoqëruar atë në komisariat.
Më pas i riu u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.