-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Menaxheri i VIP-ve zbulon sa para merr Luizi në një koncert

Kryesoret

Xhani Demika, menaxheri i njohur i VIP-ve në një intervistë për programin veror “Pushime On Top”, në një nga club-et më të njohura e të frekuentuara të Sarandës, ka ndarë me publikun edhe disa sekrete apo kërkesa të çuditshme të VIP-ve.

“Një këngëtare shqiptare më ka kërkuar çadër në mes të verës”, u shpreh ai, duke habitur jo pak edhe moderatoren, Lei Kraja. E teksa u pyet nga kjo e fundit për Luiz Ejllin, si një nga artistët “On Top” të kësaj periudhe, nuk nguroi të fliste me shifra.

“Luiz Ejlli ka qenë një ndër artistët e parë që kam kontaktuar për këtë sezon, më ka kërkuar 30 mijë euro…“, duke shuar kështu kuriozitetin e fansave.

Luiz Ejlli është shndërruar në një brand që gjeneron para në çdo gjë që bën. Pas fitores në “Big Brother”, ai i është dedikuar muzikës, ku deri në fund të sezonit, mesa duket është totalisht i prenotuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit