-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama me Stoltenberg: Krijimi i një Donbasi të vogël në mes të Evropës, kërcënim real

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama teksa i referohet situatës në veri të Kosovës deklaron se duhet të ndalohet krijimi i një Donbasi të vogël në mes të Evropës.

Në konferencën e përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se duhet nxitur dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, duke sjellë në një nivel më të lartë në BE me mbështetjen e SHBA.

Sipas tij të gjithë në BE e ‘kuptojnë që është koha për të vepruar dhe për të mos lejuar këtë spirale absurditeti të hedh poshtë çfarë kemi ndërtuar deri tani me ndihmën e BE në rajon’.

Rama flet për Kosovën në konferencën për Ukrainën: Çdo përshkallëzim do ishte katastrofë!

Pyetje: Ju e krahasuat situatën në veri të Kosovës si Donbasin në Ukrainë, a e diskutuat këtë me zotin Stoltenberg dhe koleget e tjerë dhe çfarë mund të shohim si zgjidhje?

Rama: Thjesht për ta bërë të qartë, unë thjesht deklarova që perspektiva e krijimit të një Donbasi të vogël në mes të Evropës për shkak të një përshkallëzimi është një kërcënim real dhe ne të gjithë duhet të bëjmë atë çfarë duhet të bëjmë për ta parandaluar duke nxitur dialogun, duke sjellë në një nivel më të lartë në BE me mbështetjen e SHBA dhe nga ana tjetër duke e bërë të qartë nëpërmjet NATO-s që KFOR-i do të jetë aty për të garantuar integritetin e plotë dhe stabilitetin në rast të ndonjë ndërprerje që mund të ndodhë për shkak të një përshkallëzimi të papërgjegjshëm.

Rama konferencë me Stoltenberg, Sekretari i NATO: S’duhet ta nënvlerësojmë Rusinë!

Ky është shqetësimi im, e ndava dhe e ndjeva edhe në Bruksel edhe këtu që të gjithë e kuptojnë që është koha për të vepruar dhe për të mos lejuar këtë spirale absurditeti të hedh poshtë çfarë kemi ndërtuar deri tani me ndihmën e BE në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit