Një trup është gjetur sot në rrënojat e godinës së shembur 6 ditë më parë në Paris, nga shpërthimi i fuqishëm në lagjen Val-de-Gras të kryeqytetit francez.
Kjo është vdekja e parë e regjistruar nga kjo fatkeqësi që la katër të plagosur rëndë.
Autoritetet tani po përpiqen të përcaktojnë nëse trupi është i një mësueseje të zhdukur pas shpërthimit në godinën në qendër të kryeqytetit, shkaku i të cilit mbetet i paqartë.
Falë ndërhyrjes në kohë të rreth 270 zjarrfikësve me 70 automjete, zjarri i rënë është vënë nën kontroll një orë e gjysmë pas shfaqjes së tij.
Shpërthimi theu xhamat e ndërtesave qindra metra larg, duke plagosur 54 persona, shumica prej tyre lehtë.