-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avion, jaht, diamante dhe thesare! Sa është pasuria e njeriut që tronditi Putinin?

Kryesoret

Shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin që ndodhet në Minsk vlerësohet të jetë një ndër miliarderët e Rusisë, pasi zotëron një jaht të madh, një aeroplan privat dhe jeton në luks. Zyrtarët britanikë pranojnë se financat e grupit vicioz Wagner janë “të errëta dhe të paqarta”, por sipas tyre Prigozhin i fiton paratë e tij nga kontratat e dyshimta të qeverisë dhe burimet natyrore.

Grupi Wagner po ashtu plaçkit diamante, ar, naftë dhe gaz nga vendet në të cilat operojnë si dhe paguhet drejtpërdrejt nga regjimet e shtrembëta për “punë e tyre të pista”. Këto përfitime kanë fryrë pasurinë e Prigozhin në nivele të jashtëzakonshme, me disa raporte që e vlerësojnë deri në 2 miliardë paund.

Putin njoftoi sot se vetëm në vitin e kaluar Prigozhin dhe Wagner Group kishin nënshkruar kontrata me vlerë 1.6 miliardë paund nga shteti rus. Ndërkohë, një bastisje në selinë e grupit Wagner në Shën Petersburg çoi në zbulimin e 48.4 milionë dollarëve amerikane dhe valuta të tjera të huaja, së bashku me një numër të konsiderueshëm lingotash ari e pasaporta false të komandantit të luftës.

Prigozhin, i cili është gjithashtu në listën e më të kërkuarve të FBI-së duket se nuk është asgjë më pak se “Mr Big” i Rusisë, një mbret gangster. Ai akuzohet se gishtat e tij të turbullt janë përfshirë në kompani dhe korrupsion në të gjithë Rusinë. Gjithçka, duke nisur nga kateringu dhe sektori i ndërtimit deri te nafta dhe gazi janë në portofolin e Prigozhin. Madje ai akuzohet për drejtimin e “fermave të trolleve” famëkeqe që përhapin  propagandën ruse në rrjet, në Perëndim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit