-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE kërkon zgjedhjet në veri, Lajçak: Bota i ka sytë në Kosovë

Kryesoret

Samiti dyditor i Këshillit Europian i Brukselit do të miratojë një deklaratë në lidhje me zhvillimet më të fundit në Ballkan, e konkretisht për krizën e krijuar së fundmi në Kosovës.

Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Europian, sipas Radio Europa e Lirë, në dokumentin që pritet të miratohet pritet të kërkojë masa të shpejta për uljen e tensioneve dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Thirrja e BE-së është sërish për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç. Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak në një intervistë të publikuar në “Euronews Serbia” deklaroi se nuk ka afat zyrtar për pranimin e planit të Brukselit për palët.

Nuk ka një afat zyrtar. Por në politikë gjithçka është e lidhur. Shihni sa përfaqësues të lartë ndërkombëtarë janë të angazhuar në këtë çështje. Ne patëm telefonata nga presidentja e KE-së Ursula von der Leyen dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken.

Situata është aq e tensionuar dhe serioze, saqë zyrtarët më të lartë botërorë duhet të merren me të dhe të përfshihen në zgjidhjen. E gjithë kjo disi reflektohet në atmosferën në bashkësinë ndërkombëtare, në imazhin e Kosovës, Serbisë dhe të gjithë rajonit.

Pra, mendoj se është në radhë të parë në interes të Serbisë dhe Kosovës që kjo çështje të zgjidhet dhe rajoni të merret me çështje evropiane, jo me menaxhimin e krizave” ka thënë Lajçak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit