-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari shpallet i pafajshëm pasi bëri 15 vite burg

Kryesoret

Pas 15 vitesh një shqiptar fitoi pafajësinë në Itali. 41-vjeçari shqiptar u arrestua në shtator të vitit 2008 nga Guardia di Finanza, pasi akuzohej për përfshirje në trafikun e drogës, shkruajnë mediat italiane.

Sipas hetimeve nga prokuroria Italiane 41-vjeçari do të ishte porositësi i mbi 12 kilogramëve kokainë së bashku me një tjetër shqiptar. Ndërsa bashkëpunëtori tjetër ishte në rolin e korrierit.

Në një seancë të mbajtur ditët e fundit në Rimini për të rigjykuar çështjen, gjyqtarët shpallën të pafajshëm shqiptarin dhe e liruan nga akuzat e trafikut të drogës.

Vetë shqiptari, i dëgjuar nga gjyqtarët, mbrohej gjithmonë duke pretenduar se kishte vetëm kontakte sporadike me anëtarin e tretë të grupit që takohej herë pas here për të shkuar në disko dhe se pas 15 vitesh e kishte të vështirë të mbante mend ato që kishin thënë gjatë bisedave telefonike. Gjyqtarët e shpallën të pafajshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit